Vizitën e fundit në Shqipëri, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka zhvilluar në qytetin Shkodrës.
“Nder dhe kënaqësi të presësh Presidenten e Republikës së Kosovës, zj. Atifete Jahjaga. Në përmbyllje të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, zj. Jahjaga u ndal në qytetin e Shkodrës. Patëm mundësinë t’i prezantojmë zonjës së nderuar një pjesë të historisë dhe kulturës sonë të paçmueshme. Si mike të mira folëm për të përditshmen shqiptare dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e të shkëmbimeve kulturore ndërmjet Shkodrës e komunave kosovare.”, shkruan kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Një ditë më parë Presidentja Jahjaga vizitoi edhe qytetin e Beratit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
















