Prokuroria e Torinos po vijon hetimet në Shqipëri në lidhje me trafikun e drogës me avionë nga Shqipëria në drejtim të qyteteve italiane. Deri tani nëpërmjet sistemit TIMS janë verifikuar lëvizjet e njërit prej të arrestuarve, italianit D’ambrosio.
Pjesëtari i grupit të drogës, Pasquale D’ambrosia i arrestuar nga policia italiane me avionin e drogës ka qenë të paktën 4 herë në Shqipëri ku është takuar me persona të ndryshëm. Policia ka vecuar një takim me tre persona nga Vlora të cilët janë kontaktuar nga piloti italian në të paktën dy prej udhëtimeve që ai ka kryer në Tiranë. Hyrjet e tij janë regjistruar nga sistemi TIMS në shkurt, mars , prill dhe gusht të vitit 2015.
Javën e parë të shtatorit bashkë me avionin që u kap nga policia u vunë në pranga dy italianë Pasquale D’ambrosia dhe Rosario Campisi dhe dy shqiptarë, Maksim Llanaj dhe Fitor Aliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













