MANIA/ Mediat on-line “zbulojnë” nga “Facebook”-u, “martesën e fshehtë” të Anjeza Shahinit…!

Shares

“Jennifer Aniston martohet në fshehtësi të plotë”.
“Scarlett Johansson dhe i fejuari i saj Romain Dauriac mësohet të jenë martuar në fshehtësi”.
“Mila Kunis dhe Ashton Kutcher as nuk i kanë konfirmuar, por as nuk i kanë hedhur poshtë thashethemet se mund të jenë martuar në fshehtësi”.
“Aktorja Jessica Biel dhe këngëtari Justin Timberlake jane martuar fshehurazi fundjavën e kaluar”.
Këta janë disa nga titujt apo raportimet e medieve shqiptare, për martesat e personazheve të njohur të “Hollyvood”-it.
Etj…, etj…
Jo aq nga titujt, se sa nga fotot “ekskluzive”, apo mungesa e tyre, e kupton se këto martesa kanë qenë vërtetë të fshehta, ku çifti ka zgjedhur këtë formë, duke lejuar fotografë të përzgjedhur prej tyre, apo duke mos lejuar fotografimin e ceremonisë.
“Martohet në fshehtësi Anjeza Shahini”.
“Anjeza Shahini martohet në ‘fshehtësi’, ja fotot e dasmës”.
“Anjeza Shahini ‘thëngjill i mbuluar’ martohet në fshehtësi”.
Këto janë disa nga titujt e medieve on-line shqiptare që kanë “bombarduar” sot “ndjekësit” e tyre.
Për çudi, me gjithë “fshehtësinë” e dasmës, mediat shqiptare on-line publikonin jo më shumë se dy foto të njëjta, aq sa vetë Anjeza ka zgjedhur që në “fshetësi” të hedhë në profilin e saj në “Facebook”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...