FOTO/ Kur grekët bashkëpunimin e tyre me gjermanët ua faturonin çamëve

Shares

“Shqiptarët nga Çamëria nuk u përzunë se kanë bashkëpunuar me gjermanët dhe italianët në Luftën e Dytë Botërore, por ata u masakruan dhe u përzunë nga forcat e Napolon Zervës për të mbuluar tradhtinë e vetë grekëve, bashkëpunimin-aleat të Greqisë me Gjermanin naziste, bashkëpunimin e Kuçovllehëve me gjermanët dhe italianët. Çamët u përzunë që Kuçovllehët e Pindit dhe sllavët e ardhur nga Azia e Vogël tu grabisnin pasuritë”, shkruan studiuesi i raporteve shqiptaro-greke, Arben Llalla.
Duke sfiduar akademikët, historianët apo studiuesit grekë për akuzat ndaj çamëve, ai këmbëngul se nuk ka asnjë fakt që të provojë këto akuza.
“Nuk ka asnjë fakt sepse s’mund të ketë, kur s’ka pasur bashkëpunim i çamëve me gjermanët dhe italianët”, shprehet Llalla.
micotaqis2Përkundër kësaj si provë të bashkëpunimit të vetë grekëve me gjermanët, ai publikon një foto të ish-kryeministrit grekë Kostandin Micotaqis, në mes dy ushtarëve gjermanë.
“Në Qershor të vitit 1985 gazeta greke AYRIANI botonte një fotografi ku Konstandin Miçotaqi, ish kryeministër i Greqisë shihet duke qeshur në mes dy ushtarëve gjerman në Kretë. Këtë fotografi gazetës në fjalë ja pati dhënë Kosta Lalioti, një drejtues i lartë i partisë PASOK, e cila i fitoj zgjedhjet atë vit. Gazeta AYRIANI u shit në 1 milion kopje fal kësaj fotografie.
Sipas biografisë zyrtare shkruhet se Konstandin Miçotaqi dy herë i paska shpëtuar dënimit me vdekje nga nazistët gjerman, por fotoja që po botojmë tregon se ai buzëqesh në shoqërinë e dy ushtarëve nazistë. Pra, e tërë historia greke mbi të tillë gënjeshtra është ndërtuar duke fshehur dhe mohuar të vërtetë”, saktëson Arben Llalla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...