Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama” komenton zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike.
Lidhur me opozitarizmin e kreut të PD-së Lulzim Basha në dy vitet e fundit, Mustafaj thotë se ai ka qenë përgjithësisht reaktiv.
Mustafaj thotë se Basha dhe ekipi i tij kanë reaguar me mprehtësi dhe kurajë ndaj qeverisjes së keqe të Ramës. “Shqisa e tyre denoncuese ka qenë zgjuar. Kjo gatishmëri reaguese ka sigurisht të mirën e vet. Ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik te problemet që kalon zhvillimi politik dhe ekonomik i vendit”, deklaron Mustafaj.
Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit lokale, Mustafaj thotë se Partia Demokratike është larg për t’u shndërruar në alternativën qeverisëse për shoqërinë shqiptare. “Dy vjet nuk janë pak për të parë të paktën lindjen e një prirjeje të re në besueshmërinë e opinionit publik. Ndërsa besueshmëria e shqiptarëve vetëm ishte përkeqësuar. Kanë qenë, megjithatë, dy vjet të mbushura me zullume dhe gafa të mëdha nga ana e qeverisë. Që do të thotë se ka një akumulim në rritje të pakënaqësisë”,-deklaron Mustafaj.
Mustafaj thekson se PD është një parti e madhe dhe ka nevojë të jetë e konkurrueshme vetëm nëpërmjet alternativave, gjë të cilën sipas tij Lulzim Basha ose nuk e ka kuptuar se duhet ta bëjë, ose nuk di ta bëjë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












