Policia e Shtetit ka vijuar operacionin për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në bashkëpunim me OSHEE, duke arrestuar 11 persona dhe shpallur në kërkim 16 të tjerë.
“Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 2.123 lidhje të abonentëve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Arrestimet e fundit nga policia kanë ardhur si pasojë e rreth 4.869 kontrolleve të kryera në të gjithën vendin.
Ndërkohë, pak ditë më parë një 50-vjeçar në Tiranë u raportua se i dha fund jetës së tij për shkak të pamundësisë për të paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












