4 sondazhe në Greqi, Tsipras nuk e ka të sigurtë fitoren

Shares

Ndërsa ka mbetur edhe një javë kohë përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, 4 sondazhe të publikuara në shtypin grek të së dielës tregojnë thuajse një barazim midis dy partive rivale për pushtet.

Syriza, partia e ish-kryeministrit Tsipras, i cili i kërkoi këto zgjedhje për të spastruar partinë e tij nga rebelët marksistë, që nuk e mbështetën kur ai ra dakord me huadhënësit për një marrëveshje të tretë ndihme për Greqinë, ndien tashmë frymëmarrjen e konservatorëve të “Demokracisë së Re”, që ndodhet vetëm 0,2-1% pas saj.

Në 3 sondazhe, duket se në Parlamentin grek do të hyjnë 8 parti, kurse në të katërtin rezulton se mund të jenë edhe 9 të tilla, fakt që tregon se asnjë nga partitë e mëdha nuk mund të qeverisë e vetme, pa koalicion me një ose dy parti të tjera.

“Tre zgjedhjet në këto 8 muaj – duke përfshirë referendumin – janë shumë. Por, çfarë tjetër mund të bëhej kur Syriza dhe ‘Grekët e pavarur’ humbën shumicën në Parlament? Ishte vendim i vështirë”, tha Theodosis Valartas, me profesion mësues.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë ende të pavendosur, nëse duhet të shkojnë të votojnë, ndërsa shumë të tjerë janë të zhgënjyer nga sistemi politik. Sidomos ata që votuan radikalët e majtë në janar, euforia e të cilëve tashmë është shndërruar në një cinizëm politik, pasi premtimet për të anuluar reformat e kursimit u zëvendësuan me reforma të tjera e masa financiare.

Siç shprehen pothuajse të gjitha gazetat vendase, të pavendosurit për votën e tyre do të përcaktojnë rezultatin përfundimtar, sidomos votuesit e grupmoshave të reja.

Specialistët e sondazheve vlerësojnë se, debati i ditës së hënë midis kreut të “Syriza”-s, Alexis Tsipras, dhe udhëheqësit të “Demokracisë së Re”, Vangelis Meimarakis, mund të ndikojë te një pjesë e madhe e votuesve të pavendosur.top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...