Gazeta bavareze, Abend Zeitung, e cila ka publikuar një intervistë me kryeministrin Edi Rama, shkruan se një vizatim i Edi Ramës, i bërë mbi fletët e punës, kushton 1500 euro.
I pyetur se sa e dëmton statusi i politikanit, punën e tij si artist, Rama thotë: “Oh, njerëzit thonë shumë gjëra në lidhje me mua. Disa thonë se unë nuk jam një artist i vërtetë, sepse jam politikan, të tjerë thonë se nuk jam politikan, sepse jam artist. Unë jam i sigurt që nuk jam politikani tipik profesionist dhe shpresoj të mos bëhem kurrë”.
I pyetur se përse po ikin kaq shumë të rinj nga Shqipëria, Rama thotë: “Unë mund të fajësoj të rinjtë, që thjesht po përpiqen, dy orë larg me avion, të fillojnë një jetë më të mirë”.
Pyetjes së kur do anëtarësohet Shqipëria në BE, Rama i përgjigjet: “Pyeteni kancelaren Merkel. Të jetë për mua, unë them që tani”.
Vizita e Edi Ramës në Gjermani për ekspozitën e tij personale të pikturave ka ngjallur debate, si në Shqipëri ashtu edhe atje. Qytetarët shqiptarë e fajësojnë për shkakun se gjatë qëndirmit në Mynih nuk takoi refugjatët nga vendi i tij por duket se nuk ka lobuar për ndonjë projekt serioz përmes të cilit të dekurajohet largimi i njerëzve nga Shqipëri për në Gjermani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












