Europa prish Shengenin, pas Gjermanisë kontrolle në kufi edhe Austria, Sllovakia, Polonia
Një lëvizje surprizë nga Gjermania të dielën për rivendosjen kontrollit të kufirit ka shkaktuar një efekt domino në lëvizjen pa pasaporta në zonën Shengen. Austria ka vendosë të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa Republika Çeke dhe Sllovakia kanë përforcuar kufijtë e tyre të hënën.
Ministri i Brendshëm austriak Johanna Mikl-Leitner tha se Viena do të “vazhdojë ashtu si edhe Gjermania, të kryejë kontrolle të përkohshme kufitare.”
Ushtria austriake ka dërguar 2.200 ushtarë në zonën kufitare për të “ndihmuar policinë në trajtimin e krizës së refugjatëve”, sipas deklaratën e ministrisë.
Sllovakia dhe Republika Çeke kanë përforcuar edhe kufijtë e tyre gjithashtu. Sllovakia dërguar një shtesë prej 220 oficerë në kufi. Çekët kanë ndërmarrë patrullim në kufirin me Austrinë, por thanë se nuk do rivendosin kontrollin kufitar.
Hungaria ka vulosur kufirin e saj me Serbinë, një kufi i skajshëm i Shengenit.
Kryeministri i Polonisë, Ewa Kopacz, tha të hënën se Polonia është e gatshme të vendosë kontrollet kufitare me anëtarët e tjerë të BE-së në rast të kërcënimeve ndaj sigurisë së kufijve.
Vendimi i Gjermanisë “mund të kthejë fluksin e emigrantëve drejt Holandës,” tha ministri holandez për imigracionin Klaas Dijkhoff pas mbërritjes në Bruksel. Ai shtoi se Holanda nuk do të rivendoste kontrolleve kufitare, por do të rritin patrullat kufitare.
Sipas ligjit të BE-së, në rast të rrethanave të paparashikuara ” shtetet anëtare mund të rivendoste kontrollin kufitar në zonën e Shengenit për 10 ditë, me mundësi të zgjatjes atë deri në dy muaj”.
Deri ne vitin 2013, marreveshja e Shengenit ka qenë vetëm pezulluar gjashtë herë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












