Në vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda ka zbardhur bisedën që zhvillohet mes dy të arrestuarve për trafik droge, pjesë e linjës ajrore të drogës Shqipëri-Itali, ku del qartë edhe përfshirja e oficerit të policisë në trafik. Gazeta “Panorama” ka publikuar vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda që la në “arrest në burg” gjashtë të arrestuarit, ku zbardhen bisedat e përgjuara gjatë hetimeve paraprake. Kështu, më 19 gusht i dyshuari Fatos Burhamaj i ka rrëfyer Sokol Burhamajt (Lamajt) se Policia kishte mbërritur te parcelat e kanabisit. Në një tjetër bisedë, ky i fundit lajmëron policin Zanaj dhe i kërkon ndërhyrje.
Ndërsa biseda të zhvilluara më 23 gusht hedhin dritë mbi përgatitjet për trafikun e 120 kilogramëve kanabis drejt Italisë përmes një avioni super të lehtë.
Ora: 07:49
Neko: Këtej nga Dhina, maj Gjinit.
Fatos: Shikon gjë ti aty se më tha dhe Danjeli se u vër policia te shtëpitë e Leos
Neko: E, erdhën tek ullinjtë tanë në moçal di venë
Fatos: Fole gjë me Sokolin ti?
Neko: Tani e provova, po e ka të fikur, po provon numrat e tjerë ti tani.
Fatos: Mirë
Ora 07:58
Fatos: Nga vanë ata?
Neko: Kaluan me makina dhe nuk i shikoj më ato.
Fatos: Mos kanë vënë te vendi i ri atje. Po ai muti pse e ka fikur telefonin ai.
Neko: Fola me çumanin, që ta njoftoj Sokolin që të marri atë mikun
Nga operacioni policor “Fluturimi i lirë” i zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, i finalizuar mëngjesin e 24 gushtit 2015, në vendin tonë u arrestuan Neko Burhamaj, Fatos Burhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj, Fadil Shahaj, Sokol Lamaj (Burhamaj) dhe Vladimir Zanaj, me detyrë shef Personeli në DPQ, Vlorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












