Është mbjellë shumë pak drogë, por është korrur aq shumë nga policia. Kjo ishte ideja që përshkoi të gjithë fjalën e ministrit të Brendshëm tek konferenca “Antidroga një histori suksesi 2014-2015” që po mbahet në Tiranë me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama dhe diplomatëve perëndimorë në Tiranë, teksa renditi shifra të mëdha të mbjelljes gjatë kohës së qeverisjes së djathtë, dhe shifra të mëdha të korrjes gjatë qeverisjes së majtë.
Përfundimi është kontradiktor. Nëse është mbjellë pak atëherë duhej të korrej pak.
Megjithatë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se shifrat janë të konsultuara me policinë italiane duke e ditur se shifrat që do nxirreshin vetëm prej institucionit të tij do të paragjykoheshin.
Ministri Tahiri tha se në 2013 kishte 323 ha bime narkotike ndërsa policia shkatërroi vetëm 7 për qind të saj, ndërsa në vitin 2015, u mbollën rreth 44 ha ose 8 herë më pak se në 2013, policia ka shkatërruar deri ditën e sotme 99.2 të sipërfaqeve të fotografuara nga Guardia di Financa
“Vetëm këtë vit janë shkatërruar rreth 690 mijë rrënjë kanabis. Vitet që janë shkatërruar më pak kanabis janë 2010-2011 me dicka më shumë se 10 mijë rrënjë. Luli dhe Muli kanë qenë dy kampionët spektokolarë të dështimit të luftës kundër drogës”, tha Tahiri duke iu referuar kohës kur Lulzim Basha dhe Flamur Noka kanë qenë ministra të Brendshëm.
Tahiri tha se ka shkatërruar 97 për qind më shumë kanabis se sa ka shkatërruar policia në vitet 2005-2013. Numri i autorëve është më i madh në vitin 2015 se në 8 vitet bashkë të qeverisjes së djathtë.
“Lufta jonë pa kompromis ka bërë që trafikantët të gjejnë shtigje alternative në vende të izoluara, lartësi malesh dhe prona pa pronarë, ndryshe nga ajo që ndodhte dje ku parcelat ishin buzë rrugës e deri tek oborret e shkollave. Trafikantët zgjedhin cdo lloj rruge dhe mjeti deri edhe tek cmenduria me avionë. Nuk e bëjnë dot në tokë si deri dje që policia i shoqëronte në trafik”, tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm tha se janë 721 punonjës policie që janë proceduar apo dënuar për bashkëpunim me trafikantët, ndër ta shumë që kanë qenë të lidhur me trafikun e kultivimit të narkotikëve.
Në vijim Tahiri tha se opozita ka manipuluar me fotot me kanabis në fshatin e origjinës. Ato janë montuar me kompjuter tha ai.
Në vijim drejtori i policisë Cako bëri një pasqyrë të aksioneve të policisë në të gjithë vendin kudër trafikut të drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












