Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu deklaroi sot se nuk duhet lejuar gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar të blejnë reformën e drejtësisë.
Duke folur në të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi, ai tha se“Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar ku më të pasurit e blejnë drejtësinë. Jemi të shqetësuar për gjykatës, prokurorë dhe politikanë të paaftë që do ti kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet ti lejojmë ata të fitojnë. Kjo është tejet e rëndësishme për këtë brez, për fëmijët nipërit dhe mbesat tuaja
Ambasadori gjerman Hoffman tha se është humbur shumë kohë për përmbylljen e saj.
“Humbët 10 vjet mundësi për reformen ne drejtesi. Eshtë një reforme mjaft ambicioze. Kur thuhet se shqiptarët kanë probleme me reformën ne drejtësi, nuk do te thotë se nuk ekzistojnë ligjet, por në fakt duhet bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin, prandaj ju inkurajojmë ju për të bërë atë që duhet”,. deklaroi ambasadori gjerman.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












