Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ish-oficerin e antidrogës, Dritan Zaganin se është trafikant që ka thyer vendimin gjykatës dhe ka ikur në azil politik. Është kthyer në simbol të opozitës dhe medieve si pjesë e industrisë së baltës kundër luftës që ne bëjmë ndaj trafikantëve, tha ai.
Rama duke folur në një konferencë për aksionet antidrogë të ministrisë së Brendshme, mbështeti shifrat e prezantuara dhe tha se ato janë të certifikuara nga miqtë amerikanë dhe italianë që janë të përfshirë në këtë aksion bashkë me qeverinë shqiptare.
“Prandaj nuk besoj se do të thonë se edhe këto ishin gënjeshtra. Shpresoj që të mos fusin ambasadorin amerikan tel ligji për dekriminalizimin”, tha Kryeministri.
Rama akuzoi opozitën se me akuzat ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm po mbron në fakt trafikun për të cilin kur ishin në qeveri nuk bënë asgjë përvecse e përforcuan atë.
“ Ata thonë gjëra të tilla kundër qeverisë dhe ministrit për trafikun e drogës sa duket sikur kanë pirë drogë para se të thonë akuzat”, tha Rama.
Kryeministri nuk duron akuzat që i bëhen ministrit të tij të Brendshëm. Pak kohë më parë përgjatë një interviste ai deklaroi se e adhuronte Saimir Tahirin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












