Një ndeshje futbolli që do prite të luhet sot pasdite në 16.00 në qytetin e Burrelit mes skuadrës së Pukës dhe asaj të Matit Burreli mund të mos luhet.
Shkak është se policia lokale nuk ka marrë përsipër sigurinë në stadiumin e qytetit duke vënë në diskutim sigurinë e lojtarëve, arbitrave por edhe tifozëve të të dyja palëve.
Ndeshja zhvillohet mes skuadrave të dy qyteteve që janë të vegjël dhe me pak peshë në futbollin shqiptar. Megjithatë tifozët mbeten të paparashikueshëm edhe në raste të tilla.
Megjithëse mbetet për ta konfirmuar zyrtarisht, kjo është hera e parë që një polici lokale tërhiqet nga detyra e sigurimit të qytetarëve në ngjarje të tilla.
President i këtij klubi është deputeti Mark Frroku i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












