Shkencëtaret franceze afirmojnë se kanë mundur që të krijojnë spermatozoidët në laborator, ose in vitro.
Kjo është hera e parë në botë që dikush flet për një shpikje të tillë dhe që sipas shkencëtarëve mund të rregullojë 30 – 50 për qind të problemeve të infertilitetit tek meshkujt. Ata konfirmojnë se duhet të provohet akoma që teknika mund të vleje dhe sa sa mund të jetë kualiteti i spermatozoidëve.
Eshtë një shpikje dhe nëse konfirmohet edhe suksesi i provave do të revolucionarizonte trajtimin e infertilitetit tek mijra e mijra burra në të gjithë botën. Shkenctarët nga Lioni në France kanë konfirmuar se kanë mundur të krijojnë një spermatozoid duke u nisur nga celula të testikulave. Kjo është hera e parë në botë sipas tyre.
Firma kërkimore bioteknologjike Kallistem që është e përqendruar në Lion kishte treguar diçka mbi këtë që nga muaji maji. Por vetëm dje ata e kanë detajuar punën e tyre por kesaj here edhe me lejen e qëndrës kombëtare për kërkime shkencore të Francës çka i jep asaj me shumë vertetësi.
Sipas publikimeve të kesaj shoqërie kërkimore konkretisht shkencëtarët kanë mundur që të kenë in vitro spermatozoidë nga miu, majmuni dhe me pas edhe nga njeriu.
20 vjet punë
Eshtë dashur 20 vjet punë për të vendosur pika mbi i dhe për të krijuar kushtet për të përmbyllur dhe për të arritur në krijimin e spermatozoidëve.
Sipas shkencëtarëve kjo mënyrë e mbarsjes in vitro mund të përmirësojë dhe rregullojë 30 deri në 50 për qind të problemeve tek një burrë ka shpjeguar pjesmarrësi në projekt Philipe Durand. Kjo nuk do të ndodhë nesër por do të duan edhe disa vjet deri sa të vihet në jetë. Provat klinike të kesaj shpikje do të fillojnë ndërmjet 3 dhe 5 vjetësh.
Në fillim shkencëtarët do të provojnë cilësinë e kësaj shpikje duke bërë që të lindin bebe minj dhe duhet të shikohet nëse ata janë normal dhe a kanë ndonjë problem pas kësaj. Dhe pastaj thonë shkencëtarët do të provohet me spermatozoide të njeriut.
Një shpikje që mund të kushtojë rreth 2.3 miliradë euro të qarkulluara në nivel botëror
Shkencëtarët e Kallistem mendojnë se 10 për qind e burrave infertile mund të përfitojnë nga kjo shpikje. Në maj shpjegon njëri nga drejtuesit e projektit sapo e kishim anoncuar këtë mundësi kemi marrë menjëherë rreth 200 e-maile të çifteve që kanë probleme me infertilitetein. Kjo është një shpresë e vertetë për ta shprehet Fillipe Durand. Por në çdo kah kjo teknike nuk mund ti rrgulloje të gjitha problemet e infertilitetit, sidomos per ata që nuk kanë fare spermatozoide. Në këtë mënyrë ne mund të ndihmojmë rreth 120 mijë burra në të gjithë botën që vuajnë nga infertiliteti që nuk shërohet me teknikat e derisotme.
Kostoja e shërimit dhe luftës me infertilitetin shkon në nivel botëror deri ne 2,3 miliarde eruo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












