“Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë, duhet të largohet tani nga zyra, dhe një hetim i plotë duhet të nisë pa humbur kohë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.
Sikurse theksoi zyrtari i lartë i PD-së, Saimir Tahiri pranoi faktin se makina e tij private është përdorur nga Habilajt për transport droge por ai nuk paska lidhje se e paskësh shitur makinën.
Por nëse e paskësh shitur por ska as dokument dhe as kupon, atëherë është veprim në të zezë që dënohet me ligj.
Pikërisht në kohën që qeveria e tij po i merr shpirtin të pamundurve me kërbaç në dorë, kur Tahiri arreston e rras në burg berberë pa kupon tatimorë, ky vetë paska shitur pa letra makinën e tij.
Një krim i dyfishtë në sytë e të gjithë qytetarëve dhe para ligjit.
Ministri i Brendshëm pranoi se Audi që kanë përdorur trafikantët për të pasur lehtësi në lëvizjet e tyre, brenda vendit dhe në pikat kufitare, është makina e tij.
Pra AA003GB, vetura e Saimir Tahirit është përdorur nga Habilajt e drogës, siç dëshmoi oficeri Zagani.
Eshtë përdorur makina e Saimirit nga bandat sepse me këtë targë askush nuk i ndalonte ato, madje i nderonin kudo.
Skandali thellohet edhe më tej nëse rezulton se edhe pas shitjes në të zezë të Audit me targë AA003GB, me atë makinë kanë levizur Habilajt e drogës dhe më pas Tahiri ose familjarët e tij, e prapë Habilajt. Çka provon se Tahiri nuk e ka shitur automjetin por gënjen publikisht”, komentoi Ristani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












