Policia e Beratit ka arrestuar sot Artur Zotkaj, vëllain e kryetarit të bashkisë së Policanit, Adriatik Zotkaj si i përfshirë në trafikun e drogës. Forcat blu kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Pronovik”, duke arrestuar 4 shtetas për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Të arrestuarit janë Artur Zotkaj, Kreshnik Hysenbelli, Abedin Nurellari dhe Destared Allko.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë konsumuar elementet e veprës penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 19 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Artur Zotkaj zotëronte një magazinë të cilën e kishte kthyer në punishte të përpunimit të drogës. Policia mendon se Zotkaj ishte edhe kreu i grupit të arrestuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












