Enigmat e vdekjes se Princit 33 vjecar te Dubait

Shares

Cfarë ka ndodhur në të vërtetë me të?

Të shtunën ndërroi jetë djali më i madh i sheikut Mohammed bin Rashid al Maktoum.

Daily Mail ka zbuluar disa detaje mbi vdekjen e tij, që duket se i japin edhe përgjigje pyetjes se përse një 33-vjeçar, që dukej i shëndetshëm, ndërron jetë në moshë kaq të re.

Edhe pse ataku kardiak jepet si shkaku kryesor për vdekjen, akuzat për abuzim me drogën dhe steroidet kanë qarkulluar prej kohësh në Emirate.

Po ashtu thuhej se ai ishte shtruar disa herë për rehabilitim në një klinikë.

Rashidi, që dikur mbante disa poste të larta dhe që do udhëhiqte Dubain, nisi ngadalë të tërhiqej nga jeta publike.

Ai lindi në nëntor të vitit 1981.

Babai i tij, edhe pse me dy gra dhe 24 fëmijë, njihej si tip i modernizuar.

Ai arriti të shndërrojë një qytezë në shkretëtirë në një nga metropolet më të bukur në planet.

Nëna e Rashidit, sheika Hind, rrallë shihej në publik. E njohur si Zonja e Parë e Dubait, ajo solli në jetë 12 fëmijë.

Ajo u martua në moshën 17-vjeçare dhe dasma me sheikun Mohammed kushtoi plot 100 milionë dollarë.

Rashid mori një shkollim princëror. Ai e nisi në një akademi prestigjioze për meshkuj në Nad al Sheba.

Më vonë u zhvendos në Britani, për të ndjekur akademinë elitare ushtarake Sandhurst.

Kur u kthye në Dubai, mori përsipër detyra shumë të rëndësishme dhe nënshkroi disa marrëveshje të mëdha investimesh.

Si babai dhe vëllezërit, edhe ai ishte i apasionuar pas kuajve dhe kishte ngritur një ekip garash me emrin Zabeel Racing.

Me një pasuri prej 1.9 miliard dollarë, ai e kishte të lehtë të investonte dhe të fitonte plot 428 gara në total.

Ai u bë hero kombëtar kur mori dy medalje ari në Lojërat Aziatike.

princi 1

Por më pak se një vit më vonë, në vitin 2008, ai u zhduk nga jeta publike dhe iu hoq titulli i princit të kurorës. Këtë titull e mori vëllai i tretë.

Shpjegimi zyrtar ishte i thjeshtë: Hamdan ishte më i përshtatshëm për këtë punë. Por një kabllogram i konsullit amerikan për CIA-n, publikuar nga Wikileaks, zbuloi detaje tronditëse.

Në dokument thuhej se Rashidi kishte vrarë një ndihmës brenda në zyrën e Sundimtarit të Dubait.

Identiteti i viktimës nuk bëhej i ditur, por thuhej se ai e kreu krimin gjatë një shpërthimi tërbimi për shkak të steroideve.

Më pas flitej edhe për një vend mbretëror, ku bëheshin festa të shfrenuara me seks dhe drogë. “Kokaina dhe hashashi janë normale mes tyre,” thuhej në dokument.

Deri kur u shpall vdekja e tij, ai nuk ishte parë në media. Ndërkohë Dubai shpalli tre ditë zie për vdekjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...