Policia ka arrestuar sot një protestues Gentian Gjonaj, i cili mori pjesë në protestën e djeshme para bunkerit të ministrisë së Brendshme. Ai u arrestua në mes të rrugës ndërsa po largohej drejt shtëpisë.
Aktualisht ndodhet në Komisariatin Nr.1 dhe akuzohet për mosbindje ndaj forcave të policisë në tubimin e djeshëm. Gjonaj ka dorën e thyer në allçi, cfarë e ka penguar atë të krijojë konflikt me forcat e policisë gjatë protestës. Fotot e arrestimit janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Gjonaj njihet si autor i një video kundër Kryeministrit mjaft të klikuar në youtube si dhe për faktin se satirizuar Kryeministrin Rama me kostumin e një polici dhe maskën e Ramës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













