Policia liron Gentian Gjonaj pas presionit të deputetëve demokratë

Shares

Ne foto deputetet e PD, para komisariatit nr.1 ne Tirane

Policia ka liruar Gentian Gjonaj pas këmbënguljes se deputetëve demokratë Genc Pollo, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri. Ata kanë qëndruar në oborrin komisariatit nr.1 të Tiranës deri në lirimin e Gjonaj. Në një postim të deputetit Strazimiri ndër të tjera thuhet:

“Në Komisariatin Nr.1 të policisë në Tiranë, sot ndodhej një zonjë 75 vjeçare, e cila prej tri ditësh tentonte pa sukses të denonconte se si e kishte rrahur një …tatimor… Brenda, ndodheshin 2 qytetarë të ndaluar pasi ishin zënë në flagrancë me “ndërtim pa leje” duke “rregulluar një llamarinë në shtëpinë e tyre” dhe, Gentian Gjonaj, qytetar model që nuk pranon restaurimin e bunkerëve dhe fotografive të Enver Hoxhës…

Së bashku me kolegët Genc Pollo dhe Aldo Bumçi, patëm rastin të “sqaroheshim” nga debatikasi Andi Banushi, që na u prezantua si “Shefi i Krimeve”!

Këto krime kishte zbuluar që mbrëmë (kur rrethonte selinë e PD) dhe këta kriminelë kishte kapur…

Trafikantin e drogës AA 003 GB, është ende i lirë madje vazhdon të jetë … ministër…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...