ZBULOHET SKEMA/Kush e përbën Këshillin për Emërimet në Drejtësi

Shares

Ndryshimet që parashikon reforma në drejtësi prekin kryesisht hierarkinë aktuale të organizimit të saj.

Sipas propozimit të bërë nga mazhoranca Këshilli për Emërimet në Drejtësi përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, gjyqtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë dhe gjyqtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative.

Ndërkaq është përcaktuar edhe përbërja e Tribunalit Disiplinor i cili ka një kompozim të ngjashëm me atë këshillit për Emërimet në Drejtësi. Tribunali përbëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë,anëtari më i vjetër i Gjykatës Kushtetuese, anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë dhe anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë Administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...