Një tjetër realitet i zymtë dhe i dhimbshëm shqiptar është përcjellë mbrëmjen e së hënës në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që ka pasur në fokus këtë herë mjekësinë. Një çështje tepër e ndjeshme nga të gjithë, por që vetëm falas nuk mund të konsiderohet, të paktën deri më tani.
Bëhet fjalë për historinë rrëqethëse të një pacienteje, të cilën mjekët e QSUT-së e sorollatin nëpër pavijone dhe nuk pranojnë ta shtrojnë, me justifikimin se në fundjavë nuk ka mjekë specialistë, duke vënë në rrezik jetën e saj. Familjarët e saj kanë kërkuar me këmbëngulje ndihmën mjekësore për nënën e tyre.
Më konkretisht, ja si paraqitet situata e përgjithshme nëpër spitale.
Fiksi: Nja dy serume dua unë?
Infermierja: Nuk ka, sinqerisht që s’ka.
Infermierja 1: Jo, jo. Nuk bëhet fjalë. Neve 30 na kanë dhënë deri ditën e hënë, që nuk dalin as për pavijonin.
Fiksi: 30 copë?
Infermierja 1: Po, por çfarë të bëjmë ne? S’ka pra, kanë blerë të sëmurët.
Infermierja: Nuk ka, prandaj edhe ne po të themi.
Fiksi: Po ku të shkoj unë?
Infermierja 1: I gjithë 6-katëshi e vuan këtë problem, s’ma merr mendja që të jep njeri. Ka dy ditë, se ka pasur me bollëk. Kështu që është e kotë të shkosh në vend tjetër, se nuk të ndihmon njeri.
Infermierja 1: Të mos lodhesh kot, problemi është se nuk ka…
Infermierja 3: Sa keq jemi ne, s’ka farmacia fare.
Infermierja 3: Më vjen keq, po s’kemi as neve…
Roja: Unë them për veten time, se kam kohë që bëj shërbimin këtu.
Roja: Më mirë në burg sesa këtu. Unë më mirë më sjelltë Zoti. Në burg do ha një copë bukë, do kem shëndet e do jetoj, këtu mbaron, mbaron.
Roja: A merr vesh? Spitalin e kanë degjeneruar fare, e kanë çuar në zero.
Fiksi: Urgjencës ëëë?
Roja: Të gjitha mundet të kenë mangësi, po kjo është skandal.
Roja: Dy, 3 mjekë janë. Njëri shkon e pi cigare, tjetri ikën për të pirë kafe, ja ku rri ashtu. Lënë të gjithë çerrat aty brenda…
Roja: Ata tallin me nder… tallen me të sëmurët. Mjerë, mjerë ai që vjen këtu. Duan vetëm lekë.
Roja: Duan vetëm lekë. Ju është bërë mendja vetëm lekë. Ai që ka lekë mbaron punë, ai që s’ka lekë vdes.
Roja: Që nga pastruesja merr lekë, të çan… pa le të tjerët. Që nga pastruesja, që ka një bisht shkopi në dorë. Po s’pate lekë mbaron.
I afërmi i pacientit: Edhe gjilpërat vajtëm e i blemë në farmaci.
Fiksi: Çfarë bletë në farmaci, më qafsh?
I afërmi i pacientit: Një gjilpërë mo për qetësim.

“Para një muaji nëna ime ishte shumë sëmurë. Që në momentin e parë që shkelëm në QSUT mjekët refuzuan që ta shtronin. Pas disa konsultave, mjekët i thanë tim vëllai se në fundjavë nuk do të ishin mjekët, ndaj dhe duhet ta merrnim mbrapsht në shtëpi e ta çonim atje të hënën, meqë vinin mjekët specialistë. Gjendja e nënës sa vinte e rëndohej. I japin karrocën dhe e nxjerrin… më mirë të them forcërisht. Marrim më pas Urgjencën e Tiranës, vijnë mjekët dhe na thanë ‘habitemi sesi ju e keni lejuar që nëna të dalë nga spitali’. E çojmë sërish në spital dhe pas shumë debatesh flasim edhe me mjekët përkatës dhe në fund fare e pranojnë që e kishin nxjerrë me vetëdije, duke thënë se nëna kishte dy orë jetë. Në fakt, neve 3 orë e mbajtëm radhën e parë, plus një orë qëndroi në shtëpi pasi e kthyem, e më pas edhe 2-3 orë të tjera kur e çuam sërish, kohë gjatë së cilës shumë mirë nëna ime të mund të merrte mjekimin dhe mund të ishte gjallë sot e kësaj dite. Pas rreth një jave mjekimesh, nëna u bë shumë mirë. Po të ishte marrë nëna në momentet e para dhe të ishte futur në Reanimacion, për t’i injektuar ilaçin për rruazat e bardha, them se nëna do të ishte jashtë rrezikut”, thotë Xhako Kapaj, banor i Tiranës.
Mjeku: Me tiroide kjo, në këtë moshë?
Djali i pacientes 1: E ka pas pak më përpara.
Mjeku: I keni letrat që e kanë vizituar?
Djali i pacientes 1: I kam, por mund t’i kemi lënë në spital, se bëmë fjalë me ato doktoreshat.
Mjeku: Do e çojmë në spital.
Djali i pacientes 2: E kemi çuar në spital.
Mjeku: Edhe njëherë po të them, kjo është në fillimet e heqjes dorë… Për mua është për spital.
Djali i pacientes 2: Mundet ta çojmë në spital?
Mjeku: Po, shko e merr barrelën.
Djali i pacientes 2: Doktori tha edhe njëherë, ik çoje në shtëpi dhe hajde ditën e hënë.
Djali i pacientes 2: Urdhëro ja ku është nëna, se nuk jam specialist për sëmundjen që ka.
Mjeku i Urgjencës: Tani çfarë, si ishte puna?
Djali i pacientes 1: Nënën e panë mjekët, bënë konsultën e thanë nuk kemi ç’ti bëjmë. Të shtunën e të dielën nuk ka mjekë, merreni e çojeni në shtëpi.
Mjeku i Urgjencës: Çfarë mjeku?
Mjeku i Urgjencës: Edhe hematologu? Çfarë të tha hematologu?
Nusja e djalit: Ato dhanë mendime.
Mjeku i Urgjencës: Sepse dyshohet se është një masë në tiroide. Dakord, nuk është ajo urgjenca e kësaj. Një masë që ka qenë edhe më përpara.
Djali i pacientes 2: Erdhën për t’i marrë prapë gjakun për analiza, imagjino çfarë bëhet.
Infermieri: Vajta unë e mora atje (përgjigjen e analizave), kur erdha unë ju kishit ikur.
Djali i pacientes 1: Jo, tha mjekja merreni.
Infermieri: E di që të tha, po a ju tha doktori duroni sa të bëjmë një konsultë tjetër?
Djali i pacientes 2: Mjekja tha merreni.
Infermieri: Mjekja e tha, por ajo përjashton anën e hematologjisë, përjashton vetëm gjakun.
Djali i pacientes 2: Dua jetën e nënës.
Djali i pacientes 1: Hë doktor, për në shtëpi ishte kjo që thatë merreni?
Djali i pacientes 1: Jo merreni në shtëpi, se të shtunë e të diel kanë pushim këto.
Djali i pacientes 1: S’ka doktor në spital, ditën e hënë, pasi të vdiste kjo… Ta sillnim ditën e hënë, kur thoshin mjekët.
Mjeku 2 i Urgjencës: Mirë, mirë, mirë pra.
Djali i pacientes 1: Ja në çfarë gjendje u katandis më keq. Në vend që të bëhej më mirë, u katandis më keq në shtëpi. Ja ky është spitali ynë.
Mjeku i Urgjencës: Ajo ka probleme në tiroide, që më shumë shkon sikur ka një kancer.
Mjeku 2 i Urgjencës: Ore kam pacienten këtu tani, rëndë, hajde shpejt se na duhet ORL-ja.
Mjeku 2 i Urgjencës: Të thashë nuk është për në shtëpi.
Djali i pacientes 1: Ju na dhatë karrocën.
Mjeku 2 i Urgjencës: Më vjen keq, unë ju thashë që nuk është për në shtëpi, tani të lutem.
Mjeku 2 i Urgjencës: Po më vjen keq, po, se për këtë punë jam këtu. Thashë nuk është për në shtëpi.
Djali i pacientes 1: Kush tha?
Mjeku 2 i Urgjencës: Thashë nuk është për në shtëpi.
Djali i pacientes 2: Ti po bërtisje nuk kishte doktorë fare. Bërisje ku janë doktorët, hodhe fletoret poshtë.
Mjeku 2 i Urgjencës: Po sepse nuk po ma merrnin në pavion pra… A e kupton se pse po bëja ashtu?
Mjeku 2 i Urgjencës: Po nuk ishte për në shtëpi mor zotëri. A e kupton se çfarë po them apo jo? Qenkeni të çuditshëm, unë po ju them nuk ishte për në shtëpi.
Mjeku 2 i Urgjencës: Unë po të them, për mua ishte për të qëndruar në spital. O zotri, unë jam në Urgjencë këtu, po s’ma mori njeri më ngelet rasti këtu, çfarë të bëj?
Dhëndri i pacientes: Ti thuaj prit se do vinë ta marrin. Ti na dhe karrocën për në shtëpi.
Mjeku 2 i Urgjencës: Mora reanimator, mora tjetrën, tjetrën. Kaq e kam fuqinë o shpirt. Keni shumë të drejtë, por këtë fuqi kam.
Djali i pacientes 2: A ishit këtu kur tha doktoresha merreni e çojeni në shtëpi?
Mjeku 1 i Urgjencës: Për pjesën e saj po. Ajo është kompetente për pjesën e saj e thotë.
Mjeku 2 i Urgjencës: Normalisht do e shikojmë me reanimatoren sipas problemeve, do e dërgojmë në renimacion. Unë po i them mo shpirt, po nuk varet nga unë. Ajo nuk urdhërohet nga unë.
Ky ishte rasti, por çfarë ndodhi më tej?
Mjeku 2 i Urgjencës: Të lutem se kam një rast të rëndë, e kupton apo jo? Hajde këtu, hajde këtu urgjent.
Mjeku 2 i Urgjencës: Shihni situatën mor burrë, mua s’më vjen asnjë mjek.
Mjeku 2 i Urgjencës: Po lajmëroj reanimatorët, s’po më vjen njeri. Për shpirt të nënës, nuk di ç’të bëj më.
Mjeku 2 i Urgjencës: E kupton, po ikën nëna juaj e s’më vjen njeri.
Mjeku 2 i Urgjencës: Po nuk di çfarë të them mo shpirt. Po vdes po të them e s’po më vjen njeri. Ua, qenka fare… Unë nuk e kuptoj dot.
Djali i pacientes 1: Në çfarë vendi janë, të shkojmë ne t’i marrim?
Mjeku 2 i Urgjencës: Në kat të dytë, sipër janë. Po ta them troç, po vdes pacientja. Ti s’e kupton se pse po bërtisja qëparë?
Mjeku 2 i Urgjencës: Aman ore aman, më besoni. Nuk di kujt t’i rrëfehem. Më besoni po flas me reanimatorin e s’po më vjen njeri. A ka perëndi të më besojë apo s’ka?
Jemi sërish në Urgjencën e QSUT-së dhe, pas telefonatës së dytë të mjekut të Urgjencës, mjekja e Reanimacionit vjen pas 40 minutash.
Mjeku 2 i Urgjencës: Të lutem a ka mundësi, kjo është mjekja reanimatore.
Mjekja reanimatore: Atë po bisedojmë o zotëri tani. E dimë si rast shumë mirë, është nëna jote, është në gjendje të jashtëzakonshme… dhe atë po diskutojmë. Është një moment kur nuk ka çfarë t’i bëjë askush, askush.
Mjekja reanimatore: Nuk ke çfarë t’i bësh, pra në Reanimacion nuk i zgjat dot jetën. Nuk ta zgjat jetën. Pra vetëm e lë, siç po e lë doktori.
Mjekja reanimatore: Ajo ka ehe probleme të tjera, që unë si reanimatore nuk i bëj dot.
Mjekja reanimatore: Kolegia ime e ka parë më përpara, e kemi diskutuar edhe tani. Kemi një orë që e diskutojmë. Të vijë ORL-ja, por edhe ORL-ja jam e sigurt që këtë do të thotë.
Mjekja reanimatore: Të lutem jam mjeku reanimator.
Djali i pacientes 1: Pse nuk erdhe kur ishe mjeku reanimator?
Mjekja reanimatore: Ka ardhur kolegia ime.
Djali i pacientes 1: Të vijë ajo, të flasë ajo.
Mjekja reanimatore: Ajo është tek një tjetër që po vdes. Ne jemi 5 veta, më dëgjo doktoreshën, edhe ajo s’po vinte dot tani dhe më tha shko atje tani, se unë e kam diskutuar rastin me atë, që kur ka ardhur ajo këtu. Dhe jam në dijeni të rastit, e kupton?
Djali i pacientes 1: Pse s’më the mua, zotëri i dashur gjendja është kështu-kështu, do ta mbash këtu apo do ta marrësh në shtëpi? Po më the merre e sille ditën e hënë, se të shtunën e të dielën s’ka mjek.
Mjekja reanimatore: Unë jam mjeku reanimator dhe unë përgjigjem për situatën.
Djali i pacientes 1: Për situatën që është tani.
Mjeku 2 i Urgjencës: Mjekja e rojës tha se, për anën hematologjive të vish ditën e hënë të shikohet tek konsultat.
Mjekja reanimatore: Po, po, unë jam mjekja reanimatore, e si e tillë përgjigjem për të gjitha.
Mjeku 2 i Urgjencës: Nuk është për në shtëpi.
Mjekja reanimatore: Unë tani po mendoj për pacienten, është në gjendje të rëndë, ajo do vdesi.
Pacientja dërgohet nga Urgjenca e QSUT-së në Reanimacion
Mjekja reanimatore: E gjithë situata që ne shohim këtu, shohim që shkon mirë. Do të përpiqemi maksimalisht. Për sa i përket problemit të hematologjisë do ta bëjmë edhe atë konsultë dhe do ta ndjekim që këtu. Tani është problem tjetër, që ka dalë nga analizat e gjakut. Ne i studiuam dhe problemi është shumë i madh, sepse janë ato qeliza që stimulojnë dhe i ka të ulëta. Që e mbrojnë atë, e mbrojnë nga shumë gjëra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











