SHQIPËRI – SERBI, 0 – 2/ Ndëshkohemi sërish në fund, vështirësohet kualifikimi për në Francë

Shares

Ndodh ajo që ndodhi me Portugalinë, një ndeshje më parë, por edhe ajo që ka ndodhur edhe më herët. Shqipëria ndëshkohet në minutat shtesë. Humbet sot, 0 – 2 me Serbinë.
Pjesa e dytë, ka qenë një fotokopje e asaj të pjesës së parë. Por, minutat e fundit, u ndje lodhja e ekipit tonë, si dhe pakujdesia në mbrojtje, që bëri të ndëshkohemi dy herë, në minutat e pas ’90.
alb - srb2Goli i parë për Serbinë u shënua në minutën e ’91. Ka qenë një kundërsulm i shpejtë i serbëve, topi kaloi për Kolarov, i cili brenda zonës erdhi me shpejtësi nga e majta dhe gjuajti drejt portës duke e dërguar topin në rrjetë. 
Dy minuta më pas, sërish me një tjetër kundërsulm, të shpejtë, Ljajiç, i vetëm përballë portierit Berisha, me lehtësi e dërgoi topin në rrjetë. 
tabNdërsa Shqipërisë i ka mbetur edhe në ndeshje, me Armeninë pas tre ditësh, Shqipërisë i duhet patjetër fitorja, për të prekur për herë të parë, finalet e një Europiani. Këtë ja mundëson edhe humbja e sotme e Danimarkës, e cila u ndal në kuadrin e 12 pikëve, përkundër 11 që ka Shqipëria e vendit të tretë. Por ndërsa Danimarka i ka mbyllur ndeshjet, Shqipëria, me një fitore të mundshme në Armeni, shkon në kuotën e 14 pikëve, duke zënë vendin e dytë në grup.
Përpos rezultatit, ndeshja dhe sjellja e sportdashësve, ishte e qetë, pas konfliktet e mundshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...