FOTO/ Ora 14:55. Kombëtarja mbërrin në Atdhe, pritje madhështore

FOTO/ Ora 14:55. Kombëtarja mbërrin në Atdhe, pritje madhështore

51
0
Shares

Në orën 14: 55, avioni i futbollistëve të Kombëtares ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza”.
Të parët që zbritën nga avioni ishin presidenti i kombëtares Armando Duka, trajneri Gani de Biasi dhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana.
Kryeministri Edi Rama i priti kur zbritën lojtarët, së bashku me të ishte edhe ministrja e sportit Lindita Nikolla dhe shumë tifozë të kombëtares kuq e zi.
autobusi1Pasi janë përshëndetur më pjesëmarrësit ata janë nisur drejt Tiranës. Gjatë kthimit në Tiranë Rama ka udhëtuar në autobus me sportistët.
rrugadurresitRrugës autobusi është shoqëruar me tifozë të shumtë. Kryeqyteti shqiptar është përfshirë nga entuziazmi festiv në pritje të kombëtares shqiptare të futbollit.
kryemsitriaPasi mbërritjes në Tiranë do të ndalojnë si fillim në Kryeministri në një pritje të organizuar nga Edi Rama, më pas ata do të shkojnë drejtë Presidencës në një takim më Presidentin Nishani ku do tu dorëzohet prej tij dekorata ‘Nderi i Kombit’.
ttttFestimet do të vazhdojnë më lojtarët e kombëtares në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet.
Ndërkohë, festa vazhdon në Tiranë, ku qindra qytetarë me simbolet kombëtare dhe flamuj në duar kanë mbushurrrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit në pritje të heronjve kuqezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY