VIDEO/ Momenti shoqërimit të trafikantëve të arrestuar me 1 kg heroinë

Shares

Polica e Tiranës arrestoi dje 3 shtetas ndërsa sekuestroi edhe 1kg e 12.4 gram lëndë narkotike e dyshuar “heroinë”.
Arrestimi i tyre u bë gjatë operacioni “Parkingu”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve, Elis Mali(Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë, Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë dhe Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se këta shtetas merreshin me aktivitet të kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë”.
Nga ana e Policisë pas një punë të mirë-organizuar u bë kapja e këtyre tre shtetasve në ambientet e brendshme të parkingut të një qendre tregtare ku gjatë kontrollit të automjetit të tyre Volkswagen “Golf” me targë AA 545 ME në të cilën ndodheshin të tre këta shtetas u gjend sasia prej 1012.4, (dhjetmijë e dymbëdhjet pikë katër) gramë (1kg e 12.4 gram) e cila u sekuestrua nga ana e Policisë.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 3 telefona celulare dhe automjeti me targë AA 545 ME. Policia po punon gjithashtu për identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në aktivitetin kriminal me shtetasit e mësipërm.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuara nga neni 283/2 i  Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Elis Mali (Sefa), Elsi Rroshi dhe Aldo Leka.

Të arrestuarit

heroina

Heroina e bllokuar

1-Elis Mali(Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë.
2- Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë.
3- Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...