Mëngjesin e kësaj të premte, politikani i Lega Nord, Gianluca Buonanno, eurodeputet dhe kryetari i komunës së Borgosesia, një qytet në Piemonte, ishte i lidhur drejtpërdrejt me Sky TG24 për të folur për propozimin e tij për të “financuar” qytetarët e qytetit të tij në mënyrë që ata të mund të blejnë një armë, për të mbrojtur veten nga hajdutët.
Ndërsa intervistuesi fliste nga studio, Buonanno, në transmetim direkt nga zyra e tij, ka nxjerrë për disa sekonda një armë.
Ai ka shokuar opinionin publik shkruajnë mediat italiane. Gazetarja i ka thënë se duhet që të largojë pistoletën por kryebashkiaku i ka thënë se është pa karikator.
Buonanno sqaroi se armën ia kishte marrë borxh një polici bashkiak për të treguar një model arme për vetëmbrojtje.
Me këtë akt,ky kryebashkiak është bërë një konkurrent i denjë i deputetit shqiptar, Armando Prenga, i cili nxori armën në një grindje, me të cilën dyshohet se ka bërë edhe plagosje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












