Akrepat e orës zhvendosen mbrapa, një orë gjumë më tepër

Shares

Ndërrohet ora, akrepat e saj do të zhvendosen me një orë dhe kjo do të sjell një orë gjumë më tepër për ne. Kështu midis natës së sotme dhe ditës së nesërme fillon llogaritja dimërore e kohës dhe akrepat do të kthehen me një orë mbrapa. Kjo do të thotë se në orën 3 të natës akrepat e orës duhet të kthehen në orën 2 kështu që do të kemi zmadhimin e natës dhe zvogëlimin e ditës.

Llogaritja dimërore e kohës fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ’70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, mundësohet kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi i kohës verore dhe dimërore për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.

Akrepat nuk zhvendosen në të njëjtën kohë kudo në botë. Kështu, SHBA-ja dhe Kanadaja në vitin 2007 e vendosën që llogaritja dimërore e kohës të fillojë në javën e parë të nëntorit dhe të përfundojë në javën e dytë të marsit.

Rusia tërësisht e ka hequr përllogaritjen dimërore të kohës në vitin 2011, ndërsa Islanda është vendi i vetëm evropian i cili nuk vendosi llogaritje dimërore dhe verore të kohës. Megjithatë, disa astronomë janë kundër zhvendosjes së akrepave dhe “zgjatjes” artificiale të ditës, pasi që vlerësojnë se natyra nuk duhet “munduar” madje edhe nëse arsyetohet me llogaritje ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...