“KANDIDATI I VDEKUR”/ Ben Blushi, libër të ri me personazhe realë të politikës e gazetarisë

Shares

Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka hedhur që dje në treg librin e ri të tij të ri, “Kandidati”, i katërti brenda shtatë viteve të fundit. Romani i ri, i cili është shkruar në një kohë rekord, kërkon të vizatojë me fantazi, cinizëm dhe stil Shqipërinë politike dhe mediatike të ditëve tona, të cilën ai e njeh mirë.
Ngjarjet e romanit të ri zhvillohen në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie. Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit. Por ajo me të cilën pritet të surprizojë libri i Blushit është se lexuesit do të gjejnë aty ngjashmëri me shumë nga personazhet realë të jetës politike dhe gazetarisë së sotme.
Në subjektin e Blushit, zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet.
Si dhe tre romanet e mëparshme, edhe “Kandidati” pritet të provokojë debatin politik për shkak se subjekti është marrë nga politika shqiptare, të cilën autori e tregon me të gjitha dritëhijet e saj përmes një gjuhe letrare, për të cilën Ben Blushi ka treguar se nuk ka munguar asnjëherë. Në vitin 2008, Blushi botoi romanin e tij të parë, “Të jetosh në ishull”, në vitin 2009 “Otello, Arapi i Vlorës” i cili fitoi Çmimin Europian të Letërsisë, në vitin 2011 botoi “Shqipëria” dhe në vitin 2014 esenë politike “Hëna e Shqipërisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...