Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen “15-Tetori “, në vendin e quajtur “Karabashi”, në Vlorë, në mesnatën duke u gdhirë e diela.
Automjeti tip “Kamionçinë-Ford” me targë: AA604LZ, në pronësi të shtetasit: S. Mustafaraj, 55 vjeç, ka shpërthyer me lëndë plasëse. Automjeti ishte parkuar në momentin e shpërthimit parë shtëpisë së tij. Mësohet se tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës.
Një nga pistat e hetimit është ajo e konfliktit të pronësisë që mund të ketë pronari i kamionçinës, Sazan Mustafaraj me vëllai e tij. Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se Tahir Mustafaraj, të jetë autori kryesorë në lidhje me ngjarjen pasi vëllezërit kanë patur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie, konkretisht në lidhje me pronësinë e një banese të trashëguar nga babai i tyre
Nuk raportohen të lënduar dhe dëme materiale. Policia, në sajë të hetimeve intensive ka shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin, Tahir Mustafaraj, 59 vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












