Kreu i Shtetit Bujar Nishani, gjatë një vizite sot në Ambasadën Franceze në Tiranë shprehu ngushëllimet e tija dhë në emër të popullit shqiptarë për viktimat e sulmeve terroriste. Presidenti Nishani u prit nga ambasadori i Republikës së Francës, Bernard Fitoussi, të cilit i shprehu keqardhjen e thellë për sulmin terrorist që ka ndodhur para pak ditësh në Paris. Më pas, Presidenti Nishani ka lënë shënimet e tij në Librin e Ngushëllimeve, ku edhe njëherë shprehu ngushëllimet për popullin francez dhe për Republikën franceze për viktimat nga sulmet terroriste që u shkaktuan pak ditë më parë në kryeqytetin francez.
Presidenti Nishani gjithashtu në fjalën e tij nënvizoi kurajën dhe vendosmërinë e Francës për të përballuar këtë ngjarje të rëndë dhe qëndresën e popullit francez për të ruajtur paqen dhe lirinë.
“Rreziku nga ekstremizmi s’përjashton asnjë popull. Nga ky rrezik nuk përjashtohet asnjë popull i lirë dhe me harmoni, dhe as Shqipëria nuk mund të përjashtohet nga agresioni. Lufta me terroristët është betejë globale dhe e rëndësishme, ndaj institucionet e sigurisë janë dhe duhet të jenë të mirëkoordinuara”, u shpreh Nishani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












