Sot opinioni e priste një përgjigje…
Foli troç z. Lu dje. Ishte esëll ambasadori USA o miq.
Emra doni?
Emra dha!
Por…vetëm kaq. Përsëri, s’ka aksion! Ka retorika. Ka konferenca me fjalë, fjalë, fjalë. Duken sikur janë të dehur folësit dhe dëgjuesit njëherësh. Diku në një kronikë që pashë në TV, udhëheqësit kishin shkuar në një fermë rrushi, a ku di ç’fruta ishin. Duhet edhe rrushi, edhe rakia, por më shumë në këto ditë duhet drejtësia dhe qetësia.
Dje Franca u gdhi sërish në “luftë”.
Që pa gdhirë e ekzekutuan terroristin duke e paguar edhe me faturën e jetës së viktimave. Por qeveria franceze i dha popullit të tronditur nga frika një përgjigje, i dha një shpresë. Terroristët u asgjësuan.
Po ne?
Në mëngjes dëgjuam të flitej për rikrijimin e kooperativave… një konferencë për shtyp të Rendit, dhe u vendos nëndrejtori i policisë i radhës… kaq.
Sërish për Lu… përgjigje s’ka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












