Abdelhamid Abaaoud, njeriu i dyshuar ideatori dhe financuesi i sulmeve në Paris është identifikuar mes të vrarëve në aksionin policor të kryer dje, në periferi të Parisit në zonën Saint Denis, konfirmon prokuroria e Parisit.
Mësohet se trupi i tij është gjetur i mbushur me plumba në ndërtesën në veri të Parisit të mërkurën e 18 nëntorit. 27 vjeçari me shtetësi belge u identifikua nga gjurmët e gishtërinjve.
Më shumë se 100 policë morën pjesë në operacion ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Ndërkohë gruaja që hodhi veten në erë me eksploziv dje, ishte kushërira e tij.
Mendohet se personat që ndodheshin në godinë, po planifikonin një tjetër goditje në qendër të Europës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












