Droga e bllokuar njjë javë më parë në Portin e Durrësit, nëpërmjet skanimit nga “Rapiscan”
Një javë më parë, në Portin e Durrësit u bllokuan mbi 120 kg kanabis sattiva. Këtë “sihariq”, si rrallë ndonjë herë e shpwrndau zyrtarisht edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, bashkë me evidentimin e kontributit të saj, por edhe të Policisë Kufitare…, nëpërmjet skanimit të kompanisë “Rapiscan”.
“Mbrëmjen e së enjtes (12 nëntor) në Doganën e Durrësit, Policia Kufitare kërkoi skanimin e një kamioni me rimorkio, ku dyshohej se kishte lëndë të padeklaruar.
Pas kontrollit të parë fizik, policia kishte kërkuar shpjegime shtesë për vendndodhjen e ngarkesës së dyshuar, pasi modifikimi ishte i padukshëm për syrin e njeriut.
Në ora 21:42, të datës 12 nëntor 2015, u skanua mjeti i dyshuar nga kompania RAPISCAN.
Pas ndërhyrjes në pjesën e brendshme të serbatorit të mjetit u gjend e fshehur lënda narkotike, mbi 120 kg e llojit Cannabis Sattiva”, njoftonte zyrtarisht një javë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Ndërsa ende sot, një ditë pas “kapërcimit” të mbi 1.6 tonë canabis sattiva drejt në Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hesht. Nga ana tjetër, policia Kufitare, nëpërmjet asaj të Durrësit bënë të ditur se “përgjegjës janë dy punonjës të “Rapiscan”, Fatjon Trezhnjeva dhe Edmond Hysko, tashmë të ndaluar.
Sipas të njëjtit informacion zyrtar mësohet se këta persona nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi , megjithëse gjatë skanimit është vërejtur qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion me targa ACR 715 ka pasur dy lloje ngarkesash.
Por, vetëm pak orë pas ndalimit të dy punonjësve të “Rapiscan”, mësohet se jo vetëm Dogana por edhe policia e Kufirit, kontrolloi trajlerin e drogës. Qentë e antidrogës në policinë e Kufirit nuk e zbuluan ngarkesën prej më se 1.6 ton canabis sattiva, fshehur midis ngarkesës me dru.
Përpos kësaj, në harkun kohor të një jave kemi Doganat dhe Policinë e Kufirit, “krenarë”, për bllokimin e 120 kg kanabis sattiva nga “Rapiscan” dhe dy qyqarë “përgjegjës” për mosbllokimin e 1650 kg kanabis sattiva nga Dogana dhe policia Kufitare…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












