Situata e përkeqësuar e motit në vend, ku shumë zona u përmbytën. Ka shkaktuar një sërë problematikash, vec të tjerash që nga dje UKT ka njoftuar për ndërprerje të ujit të pijshëm. Pothuajse e gjithë Tirana vuan mungesën e ujit, teksa më problematike paraqitet situata edhe në institucionet e shëndetit publik, veçanërisht në spitalin “Nënë Tereza”. Disa foto denoncuese të publikuara në rrjetet sociale flasin se mungesa e ujit ka shkaktuar kaos për shkak se operacionet nuk zhvillohen dot dhe njerëzit e sëmurë janë të detyruar të presin.
“Jeta osh Qef” një faqe në facebook ka publikuar denoncimin e një qytetati ku shkruan se: “Ketu jemi te kirurgjia te 2.. po na kthejne nga 3 4 dite sepse nuk ka uje spitali. Njerezit presin per tu fut ne operacion nderkohe qe vijme ketu qe ne 7 te mengjesit e kthehemi prap te nesermen se nuk ka uje. Keto jane familjaret e pacienteve qe presin per tu fut ne operacion. Tani sapo u fut personi i afer i imi dhe na mori ne tel duke thene .. do presim nqse vjen uji atehere do futesh ne operacion. Mjere populli ne shprese te Zotit”.
Ditën e djeshme UKT ka njoftuar të gjithë qytetarët e Tiranës se, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme, ka turbulencë në Liqenin e Bovillës dhe për këtë arsye disa zona të kryeqytetit do të kenë mungesë të furnizimit me ujë. Sipas ujësjellësit, zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht janë Kinostudio, Xhamlliku, Alliasi, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Durrësit. Stafi i UKT-së shprehet se po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













