VIDEO/ Ronela Hajati procedohet penalisht, rrezikon deri në tre vjet burg

Shares

Policia e Tiranës ka filluar procedim penal në gjendje të lirë për këngëtaren 26 vjeçare Ronela Hajati. Burime të policisë lokale sqaruan se pas disa publikimeve të bëra në rrjetet sociale të një fotoje ku paraqiteshin një grup të rinj te veshur me veshje myslimane dhe kundrejt mos zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor në automjetet në të cilat ata udhëtonin, policia bëri verifikimin dhe evidentimin e tyre.
Sipas policisë, mësohet se bëhej fjalë për xhirime videoklipi nga ana e Ronela Hajatit, në rrugën nga Kopshti Zoologjik drejt TEG-ut, e cila së bashku me grupin e saj të xhirimit me rreth 20 persona, kanë krijuar probleme në qarkullimin e lirë të automjeteve në këtë segment rrugor, pasi e kanë bllokuar me 3 automjete të ndryshme, si dhe kanë shqetësuar kalimtarët për shkak të zhurmës që kanë krijuar në rrugë.

Nenet që akuzojnë Ronela Hajatin

Kodi Penal


Neni 274
Prishja e qetësisë publike
Hedhja  e  gurëve  apo  sendeve  të  tjera  në  banesën  e  shtetasit,  krijimi  i  zhurmave  shqetësuese  si,  me anë  të  shkrepjes  së  armëve  apo  plasjeve  të  ndryshme,  të  përdorimit  jashtë  rregullave  të  sirenave  të automjeteve,  apo  çdo  lloj  tjetër  sjelljeje  të  papëlqyeshme,  në  rrugë,  sheshe  e  vende  publike,  që  cenojnë dukshëm  qetësinë  e  moralin  apo  tregon  mospërfillje  të  hapët  për  mjedisin,  përbëjnë  kundërvajtje  penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.


Neni 293
Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
Vënia  e  pengesave  dhe  ndalimi  me  çdo  mjet  e  mënyrë  i  qarkullimit  të  mjeteve  të  transportit
automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...