Ky është Migeli, një 4 – vjeçar nga Elbasani, që fati i ka përcaktuar të përballet me një sëmundje të vështirë, leuçeminë akute.Transplanti i palcës, që për fat të keq nuk realizohet në Shqipëri,është e vetmja mundësi shpëtimi.
E pikërisht në momentin kur terapia ka dështuar, është Zonja e Parë, Odeta Nishani, e cila i mundëson nisjen për në Athinë, në spitalin “Elpida”, aty ku do të trajtohet vogëlushi. Zonja e parë zgjodhi ta përcjell vetë në Rinas, Mikelin.
Por ky nuk është fëmijë i parë që filantropia greke iu ka dhënë shpresa për jetën.Në prag të nisjes, prindërit e Mikelit, por edhe Shefja e Shërbimit Onkohematologjik, Anila Godo, e cila ka ndjekur nga afër pacientin e saj të vogël, shprehin mirënjohje për Zonjën e Parë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












