VIDEO/ Kryebashkiaku Veliaj përcjell “optimizëm”: Orë të këqija na presin për (mos)furnizimin me ujë të Tiranës

Shares

Prej orës 22.00 të së hënës Bovilla është në funksion të plotë, këmbënguli sërish sot kryebashkiaku Erion Veliaj, por megjithatë një pjesë e Tiranës vuan dhe do të vuajë ende edhe nesh, mungesën e ujit të pijshëm, për shkak se në mbrëmje priten të nisin reshje të mëdha deri në 80 ml shi, nga 20-25 që është mesatarja në këtë periudhë.
“Optimizimin” e ka përcjellë sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili kishte gati edhe justifikimin, sipas të cilit, ndërprerja e pjesshme e furnizimit me ujë bëhet për të mos sjellë në çezmat e qytetarëve ujë të ndotur dhe të turbulluar, pasi sistemet e filtrimit në impiantin e Bovillës nuk janë në gjendje pune 100 % për shkak të mos pastrimit të tyre ndër vite.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë dy ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah edhe problematikat e kanalizimeve në kryeqytet, për pasojë edhe ripërsëritjen e situatave të përmbytjeve…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...