NATO forcon masat për mbrojtjen ajrore të Turqisë. Frika për luftë

Shares

Duket se presion për nisjen e luftës po vjen duke u rritur, këtë e tregon edhe frika që ka pushtuar aleatët e NATO-s, teksa janë duke planifikuar të dërgojnë aeroplanë patrullimidhe raketa për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ankarasë në kufirin e saj me Sirinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, të cilat citojnë zyrtarë të lartë.

nato-turkey

Ndërkohë që vendet e NATO-s kërkojnë të sigurojnë Ankaranë mbi pasojat e sulmeve të Rusisë në hapësirën e saj ajrore, një vendim nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të hequr avionët e tyre patrullues nga Turqia ka lënë që aleatë të tjerë të veprojnë për të mbushur boshllëkun.

Ndërhyrja surprizë e Rusisë në luftën civile të Sirisë në muajin shtator ka vënë në lëvizjevendet e NATO-s për t’i dhënë ndihmë shtesë forcave ajrore të Turqisë. Aktualisht vetëm Spanja është vendi i NATO-s meavionë patrulluesnë Turqi. “Ne duhet të përdorim aftësitë qëkemi për t’iu kundërvënë kërcënimeve në krahun jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius Reuters në Bruksel gjatë takimeve me ministrat e tjerë të jashtëm të NATO-s.

Diplomatët thanë se masat përfshijnë edhe dërgimin e më shumë anijeve nga anëtarët e NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë aeroplanë të NATO-s me në bazën turke në Incirlik dhe më shumë avionë patrullues përveç atyre të Spanjës.

Ministrat e jashtëm thanë në një deklaratë se situata në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe Irakun ishte “shumë e paqëndrueshme” dhe janë angazhuar për të rritur mbrojtjen ajrore të Turqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...