Tiranë, arrestohet 26-vjeçari, i dënuar për 5 vepra penale

Shares

Efektivët e Komisariatit nr.3 në Tiranë kanë vënë në pranga një 26-vjeçar nga Fieri, për një sërë akuzash nga prokuroria e Vlorës. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është vënë në pranga Aldenis Haxhiaj.

Në gusht të vitit të kaluar, Haxhiaj, bashkë me një tjetër persona ka hyrë në banesën e një 25-vjeçareje duke tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, nën kërcënimin e një thike. E reja ka arritur ti shpëtojë përdhunimit falë ndërhyrjes së fqinjve të cilët lajmëruan dhe policinë. Dy të rinjtë pasi dëgjuan britmat e fqinjve u larguan nga dritarja e shtëpisë.

Gjithashtu ai është dënuar nga gjykata për 5 vepra penale: “Prodhim i armëve luftarake”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcenim, me përdorim armë”, “Dhunim i banesës”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...