Angli, shqiptarja 24-vjeçare mashtron 84-vjeçarin dhe i grabit 100 mijë dollarë

Shares

Një 24-vjeçare shqiptare është bërë lajmi i ditës në mediat britanike. Anisa Llega 24 vjeç banore në Arlington u akuzua se mashtroi një të moshuar duke i marrë mbi 100 mijë dollarë, pasi u shtir si e sëmurë se kishte tumor në kokë dhe i duheshin para për t’u operuar.
Sipas medieve, 24 vjeçarja ishte njohur me të moshuarin në një restorant ku ajo punonte si kamariere, vend të cilin burri e frekuentonte shpesh.
Por, 3 muaj më vonë ajo nisi të punonte edhe si pastruesja e shtëpisë së 84 vjeçarit. Gjatë asaj kohe, policia tha se Llega nisi t’i marrë shuma të mëdha parash.
Më pas ajo u shtir si e sëmurë me tumor në kokë dhe i moshuari e besoi historinë. 84 vjeçari i dha Anisës 30 mijë dollarë për operacionin, sipas policisë.
Por nuk mjaftoi me kaq sepse vajza i kërkoi atij para për të paguar makinën, shkollën dhe fatura të tjera. Por gjatë kohës që duhet të ishte në operacion, Anisa kishte qenë në Majami, me pushime, raportojnë mediat britanike.
Për 3 muaj ajo arriti ti merrte te moshuarit 100 mije dollarë, ndërkohë qe policia bllokoi disa llogari bankare te hapura ne emrin e Anisa Llegas.
“Jam krenar që kjo ngjarje mbaroi me kaq dhe me shpejtësi në sajë të punës së Policisë së Arlington që zgjidhi çështjen,” shprehet shefi i policisë Frederick Ryan.
“Kjo është një situatë e rëndë, ku viktima hiqet si e pastrehë, pa familje, e varfër dhe përfitoi nga mirësia e një plaku me zemër të madhe. Këtu mirësia merret për dobësi, kjo është e tmerrshme”, thekson më tej, shefi i policisë së Arlington.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...