8 dhjetori, Opozita zbret në shesh, protestë masive, marrin pjesë edhe qytetarë nga rrethet

Shares

Partia Demokratike do të zhvilloj ditën e sotme një protestë, e cila do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për të ndaluar para kryeministrisë. Marshimi parashikohet të zgjasë 5 orë. Të paktën ky është orari që PD ka kërkuar leje në polici dhe mbi 1500 forca policie do ruajnë mbarëvajtjen e protestës

Rreth orës 8 të mëngjesit, nga Shkodra e Lezha janë nisur autobusët me mbështetës të protestës.

Gjatë protestës masive të organizuar nga opozita në Tiranë do të marrin pjesë edhe banorët e rrethit të Lezhës. Që në orët para të mëngjesit qytetarë në mënyrë të organizuar nga 10 njësitë administrative të këtij rrethi janë nisur me autobusa drejt Tiranës për tju bashkuar protestës. Kreu i Demokratëve në Lezhë Paulin Marku ka bërë të ditur se janë mbi 1500 persona nga Lezha që do i bashkohen këtij tubimi opozitar, për ti kërkuar kësaj qeverie largimin. Mësohet se peshën kryesore të protestës do ta mbajnë qytetarët. Ndryshe nga protestat e tjera, do të jenë të shumtë qytetarët të cilët do të ngjiten në podium.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...