Mijëra qytetarë protestojnë në qendër të kryeqytetit

Shares

Mijëra qytetarë janë mbledhur dhe janë gati për të nisur protestën e thirrur nga opozita. Në këtë protestë nuk do të marrin pjesë vetëm qytetarët ë Tiranës, por qindra autobusë e makina private kanë mbërritur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërsa përpara kryeministrisë janë marrë të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

12358205_10208157725446652_2085888892_n

Vuvuzelat janë mjetet me të cilët protestuesit e rinj janë parë nëpër duar dhe që do ti përdorin gjatë protestës. Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të ndërmarrin sot aksionin e parë opozitar pas humbjes në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Kjo protestë pritet të jetë masive dhe do të zgjas rreth 5 orë, të paktën për kaq orë është marre leje në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...