Dibër, 5 persona në pranga, sekuestrohet 1 kg kanabis

Shares
Foto Ilustruese

5 persona janë arrestuar dhe një sasi prej 1 kg kanabis është sekuestruar nga policia, në operacionin e koduar “Transportuesi” në Dibër.

Burimet nga polici bëjnë me dije se pranga janë vënë Artur Dërvishi, 36 vjeç, Astrit Kurti, 26 vjeç, Vladi Sinani, 25 vjeç, Gëzim Lleshi, 23 vjeç, K.L, 16 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim N. L.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 1 kg kanabis sativa, një armë zjarri pistoletë, 6 telefona celularë të markave të ndryshme, dhe një automjet tip Ford. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona shpërndanin kanabis në sasi të vogla në qytete të ndryshme brenda vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...