Qarku i Kukësit ka numrin më të madh të familjeve të varfëra në raport me popullësinë e tij. Varfëria duket akoma më shumë në këto ditë festash, kur shumë prej familjeve jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike dhe nuk kanë mundësi të bëjnë shpenzimet e duhura për të kaluar ditët festive.
“Fukarallëku i madh, punë s’ka kërkund. Shpresojmë tek kryeministri se do të na ndihmojë për Vitin e Ri, të na japë ndonjë shpërblim që të bëjmë shpenzime edhe ne”, thotë një i moshuar.
“Ekonomia ka rënë, njerëzit nuk kanë lekë, nuk ka as drita. Situata është e zezë”, shprehet një tjetër.
“Kam blerë ushqimet e përditshme, shtoji pak mish dhe pak raki. Edhe më parë s’kemi mundur të blejmë më shumë për shkak të buxhetit”, thotë një banor tjetër.
Në Bashkinë e Kukësit numërohen mbi 6 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërkohë që në zonat rurale ka akoma më shumë familje në nevojë. /Top Channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











