Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin, 3 vite burg për ish-kreun e Gjykatës në Pukë

Shares

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar kështu me 3 vjet burgim ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Rasti korruptiv ku ishte përfshirë Lleshi, prokurori Pëllumb Prençi dhe disa zyrtarë të tjerë të gjyqësorit të Pukës u bë publik nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Përveç Lleshit, tashmë i dënuar, prokurori Prençi është ende nën hetim teksa ndodhet në arrest shtëpie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...