“Në Sukth ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit në shumë raste mbi 1,5 metër. Gjendja vazhdon të përkeqësohet”.


Bashkëbisedimi i banorëve me Lulzim Bashën

Banor: E kam marrë policinë nuk e hap telefonin fare, e kam marrë tre herë rresht, më del herë thotë jam zjarrfikësja, herë jam policia, herë jo nuk jam policia. Nuk ka bë vaki kshu, jo !
Banore: Shteti për këtë punë duhet, më shpëtu popullin, njerëzit.
Basha: Në çfarë ore ka ardhur ujë?
Banore: Ka ardhur që në tre të mëngjesit. Ça shteti është kshu? Ne jemi njerëz të marum.
Banor: Në krejt zonën këtu nuk ka bë vaki prej 70-80 vjetësh. Ky është ujë liqeni, është hap liqeni, janë hap digat për të shpëtu Tiranën dhe për të shpëtu si duket interesat e veta, ta pësojë gjithë kjo zonë.
Banor: Unë jam 50 vjeç, nuk kam parë në jetën time këtë ujë. Kjo nuk është nga Zoti, kjo është dorë e njeriut. Një pasuri që e kemi vu me djersën e ballit. Nuk e di.
Banor: Kjo është nga dora e njeriut, perëndia bën punën e vet. Ka ra shi me dhjetëra ditë dhe nuk ka arrit me bë këtë gjë.
Banor: Dëm të madh ka bë qysh natën. Kush ka pas blegtori, ja ka marrë gjithë ushqimin. Gjithë natën ia kemi prit dengun. Gjithë natën kemi nejt çuet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












