Në Shqipëri ka më shumë makina luksoze se në Holandë

Shares

Ambasadorja holandeze në Shqipëri, Dewi van de Weerd nuk është e vetmja diplomate që i bien në sy makinat e shtrenjta në Shqipëri. Gjithsesi ajo duke e krahasuar me Holandën tha se kjo tregon qartë se ku ndodhet krimi i organizuar.

“Kjo është një nga gjërat që më bëri më shumë përshtypje kur erdha në Shqipëri. Ju shikoni kaq shumë makina luksoze që qarkullojnë këtu dhe mund t’ju them se ka më shumë makina luksoze në rrugë këtu se sa në Holandë. Gjithmonë kam pyetur veten si është e mundur dhe pse njerëzit nuk duan të dinë për zotëruesit e këtyre makinave? Kjo mund të çojë në një drejtim të qartë se ku ndodhet krimi i organizuar”, tha ambasadorja në emisionin “Tonight” të Ilva Tares. Sipas saj, nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, shqiptarët do vuajnë shumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...