Arrestohet pedofili shqiptar që kërcënonte 14-vjeçaren italiane t’i niste video porno

Shares

Është arrestuar një 68-vjeçar shqiptarë, pasi prej dy vjetësh përmes presionit dhe kërcënimeve detyronte një vajzë 14-vjeçare t’i dërgonte video erotike në internet, disa prej të cilave edhe i kishte publikuar.

Në momentin që vajza kishte refuzuar të bënte të tjera video erotike dhe t’ia dërgonte ai kishte publikuar disa sekuenca, duke i bërë të dukshme për miqtë dhe të afërmit.

Shqiptari 68-vjeçar u arrestua dje në aeroportin e Fiumicinos në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, në bashkëpunim me atë kriminale. Shqiptari u ekstradua nga autoritetet shqiptare dhe u prangos në aeroport.

Ai ishte i skeduar nga policia për dhunë seksuale, për pedo-pornografi dhe të tjera dëm në lidhje me minorene. Ishte nëna e vajzës që denoncoi në polici për atë që i kishte ndodhur 14-vjeçares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...