Bathore, tritol lokalit të babait të Elson Dacit

Shares

Elson Daci

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pranë një lokali në zonën e Bathores, në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 23:50.

Sipas burimeve zyrtare nga shpërthimi nuk ka patur viktima por vetëm dëme materiale. Pista kryesore e kësaj ngjarje sipas policisë ka të bëjë me vrasjen e dy vëllezërve Kolaveri vitin e kaluar nga i dyshuari Elson Daci. Pra tritoli i është vënë lokalit të babait të të arrestuarit, Xhelal Dacit.

“Lokali ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se është në pronësi të shtetasit Xhelal Daci, babai i Elson Dacit, i arrestuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Kolaveri në një lokal po në këtë zonë. Forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve”, thuhet ne njoftimin e policise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...