Policia italiane ka vënë në pranga një 38-vjeçar shqiptar, pasi ai kërcënonte një prostitutë 19-vjeçare që t’i jepte para, e nëse ajo kundërshtonte, ai e kërcënonte me vdekje. “Nëse nuk më jep 350 euro në javë unë do të të vras”, ishte shprehja që e reja dëgjonte pothuajse çdo ditë nga shqiptari, një person i dënuar me precedentë të mëparshëm penalë dhe pa letra të rregullta në territorin italian.
Pasi duroi për disa muaj kërcënimet e 38 vjecarit, vajza iu drejtua policisë, të cilët vendosën të organizonin një kurth për shqiptarin. Plani nisi zbatimin në mes të natës: të dy u takuan, dhe ndërsa agjentët e policisë, ishin të përgatitur për të ndërhyrë, pritën momentin kur shqiptari të merrte paratë nga prostituta 19 vjeçare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












